Tirana kërkon me çdo kusht Kupën

Futboll

Tirana kërkon me çdo kusht Kupën

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:34
Tirana kërkon me çdo kusht Kupën

Tirana ka lënë pas festimet për titullin e 25-të zyrtar dhe tashmë fokusi është te ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë. Përballja me Teutën është caktuar të zhvillohet ditën e sotme, me start nga ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ky takim do të ketë një rëndësi të veçantë për skuadrën kryeqytetase, teksa do të tentojë që të sigurojë trofeun e dytë në sezon, për të realizuar dopietën e munguar që nga sezoni 1998-1999.

Këtë vit, përballë në finalen e Kupës do të jenë dy skuadra që kremtojnë 100-vjetorin e themelimit të tyre.

Për bardheblutë, pritet që kontingjenti i lojtarëve të jetë i plotë në dispozicion të trajnerit Emanuel Egbo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat