Ylli i Napolit rrezikon ndeshjen ndaj Barcelonës

Futboll

Ylli i Napolit rrezikon ndeshjen ndaj Barcelonës

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:15
Ylli i Napolit rrezikon ndeshjen ndaj Barcelonës

Lorenzo Insinje duhet të presë testet e analizave për të mësuar shkallën e dëmtimit, me Napolin që luan ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Kapiteni u largua i dëmtuar dhe me lot në sy nga fusha në minutat e fundit në fitoren 3-1 ndaj Lacios në ndeshjen e fundit në Serinë A.

Napoli e mbylli kampionatin si dhe fitoi Kupën e Italisë dhe tani vëmendja është në ndeshjen ndaj Barcelonës në Champions pasi sfidën e parë e barazuan 1-1 në shtëpi.

Ka raportime se dëmtimi ndaj Lacios mund ta mbajë Insinjen jashtë fushave deri në 6 javë duke mbyllur kështu sezonin nëse Napoli kualifikohet në Champions.

Gjithsesi lojtari i Napolit duhet të presë analizat e mëtejshme për të parë shkallën e dëmtimit, ku ndeshja me Barcelonën mund të jetë seriozisht në rrezik për Insinjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat