Salihu: Serbët duan të vijnë këtu lirisht...

Futboll

Salihu: Serbët duan të vijnë këtu lirisht...

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:32
Salihu: Serbët duan të vijnë këtu lirisht...

Mediumi prestigjioz francez "L'Equipe" ka publikuar një dokumentar në lidhje me futbollin e Kosovës, si dhe për klubet mitrovicase.

Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, është gjithashtu pjesë e këtij dokumentari.

Njeriu i dytë i shtëpisë më të madhe të futbollit të Kosovës, ka thënë në mes të tjerash se edhe serbët janë të mirëpritur në kombëtaren e Kosovës.

“Njerëzit janë të ngopur me të gjitha këto, njerëzit duan të komunikojnë, ata duan të udhëtojnë në Serbi, dhe serbët duan të vijnë këtu lirisht", deklaroi fillimisht Eroll Salihu kur u pyet se a janë të mirëpritur futbollistët serbë te "Dardanët".

“Gjithçka varet nga vullneti i mirë i qeverisë serbe për të ndaluar propagandën dhe t’i lejojë njerëzit të jetojnë së bashku. Dyert janë të hapura për serbët në ekipin kombëtar", tregon më tej ai.

“Do të dëshironim shumë të shohim dëshirën e mirë të palës serbe që ata lejojnë që skuadrat serbe të vijnë këtu për të luajtur në një mënyrë miqësore, për të shkëmbyer lojtarët, siç kemi bërë në ditët e ish-Jugosllavisë", potencoi Salihu.

“Futbolli duhet të sjellë vetëm paqe, respekt dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike", përfundoi Eroll Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat