Pensionohet

Futboll

Pensionohet

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:38
Wagner 

Ish-sulmuesi i Bayern Munchen, Sandro Wagner, i ka habitur të gjithë së fundmi, teksa ka deklaruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Sulmuesi gjerman e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Bayernit, teksa ia doli që të arrijë deri në ekipin e parë në vitin 2008.

Megjithatë për shkak të konkurrencës së madhe, lojtari e kishte të pamundur të gjente hapësira dhe për këtë arsye u huazua në disa klube si, Duisburg, Werder Bremen dhe Kaiserslaturen.

Më vonë lojtari provoi edhe eksperienca me Hertën e Berlinit, Hofeneimin dhe Darmstadin, për tu kthyer më pas te Bayerni përsëri në 2018-ën.

Së fundmi pjesë e Teda në Kinë, Wagner ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli, ndonëse është vetëm 32 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat