Presidenti uron Teutën për fitoren: Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm

Futboll

Presidenti uron Teutën për fitoren: Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:57
Ekipi Teuta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar skuadrën e Teutës për fitoren me Tiranën, 2 me 0.

“Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

“Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! ?⚽??
Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë.?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat