Lirim Kastrati shpërblehet pas sezonit fantastik, në formacionin e sezonit në Kroaci

Futboll

Lirim Kastrati shpërblehet pas sezonit fantastik, në formacionin e sezonit në Kroaci

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:08
Lirim Kastrati

Sulmuesi nga Kosova Lirim Kastrati dhe mesfushori Arijan Ademi janë përzgjedhur në formacionin e sezonit në Kroaci.

Ylli nga Hogoshti ka bërë paraqitje shumë të mirë me Lokomotivën e Zagrebit gjatë gjithë sezonit.

Ai në 34 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Ndërsa, Ademi si kapiten i Dinamo Zagrebit këtë sezon ka arritur të shënoj tre gola.

Kartoni i Kastratit është blerë nga Dinamo Zagrebi dhe në sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat