Muller: Nuk kam kërcënuar Bayernin, dua ta mbyll karrierën këtu

Futboll

Muller: Nuk kam kërcënuar Bayernin, dua ta mbyll karrierën këtu

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:19
Thomas Myller

Thomas Miller rikthehet lider pas disa sezonesh jo në nivelet e tij dhe sigurisht që receta e ka emrin “Hansi Flick”. Këtë fakt sulmuesi gjerman nuk humb shansin që ta nënvizojë sa herë paraqitet përpara mikrofonave.

Kampioni i Bundesligës, madje e krahason teknikun që zëvendësoi në tetorin e kaluar Niko Kovacin si Pep Guardiolën e ri.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Muller shpjegon: “Mënyra jonë e lojës është unike, njësoj siç kemi bërë në kohën e Guardiolës. Çdo futbollist tashmë shprehet në maksimum në rolin e tij. Kjo bën të mundur që e gjithë skuadra të luajë në nivele të larta dhe të rritet si kolektiv, duke fshehur pikat e dobëta”.

”Tani te Bayerni luhet si skuadër, nuk ekziston individi dhe realisht nuk e imagjinoja që Flick të kishte kaq shumë njohuri për grupin. Fakti që shikoj lojtarët e rinj shumë të motivuar dhe veteranët që kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja, është vetëm meritë e Hansit. Kjo përzierje mund të sjellë gjëra të rëndësishme në të ardhmen”, u shpreh ish-kampioni i botës në vitin 2014.

”Asnjëherë nuk kam kërcënua ekipin ku u rrita. Synimi mbetet ta mbyll karrierën këtu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat