Inter, sipas Corriere della Sera, kanë arritur marrëveshje me Manchester United dhe njoftimi i një marrëveshje për Alexis Sanchez do të publikohet pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Getafe.
Gazeta pretendon se drejtori sportiv Beppe Marotta përfundimisht ka arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq dhe do të njoftojë një marrëveshje prej 15 milionë eurosh për kilianin pas ndeshjes të së mërkurës.
La Gazzetta dello Sport shton se Sanchez ka pranuar të reduktojë pagën e tij të madhe prej 15 milionë euro për një kontratë tre vjeçare, deri në qershor 2023.
Ish-anësori i Udineses arriti në huazim verën e kaluar dhe ka kontribuar me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e tij në Serie A.
Ai humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi, por ka bindur Nerazzurri që nga rifillimi në qershor.