Mediumi turk Fanatik, ka publikuar një artikull në të cilin flitet për ecurinë e bisedimeve në mes Lazios dhe Fenerbahces për transferimin e Muriqit.
Në këtë artikull është treguar që klubi italian është duke vazhduar bisedimet për transferimin e kosovarit dhe nuk ka hequr dorë nga ai.
Po ashtu u tregua se deri më tani në mes dy klubeve ka një diferencë prej 5 milionë eurosh për tu arritur kjo marrëveshje.
Për Muriqin po ashtu interesim kishte shprehur edhe Tottenham.