Futbollisti shqiptar i Juventusit që ka luajtur në Serie A, B dhe C brenda një sezoni

Futboll

Futbollisti shqiptar i Juventusit që ka luajtur në Serie A, B dhe C brenda një sezoni

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:24
Futbollisti shqiptar i Juventusit që ka luajtur në Serie A, B dhe C brenda një sezoni

Debutimi i Giacomo Vrionit me Juventusin A ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt për të parë karrierën e sulmuesit shqiptar.

Një emër i ri dhe që futet për herë të parë në fushë me yjet e bardhezinjëve. Padyshim që nëse kjo skuadër jep një besim të tillë, atëherë flitet për një lojtar që ka cilësi.

Së fundmi një kuriozitet me rastin e Vrionit po shpërndahet gjerësisht në mediat në Itali, por edhe jashtë saj. Sulmuesi shqiptar ka luajtur në Serinë A, B dhe C brenda një sezoni të vetëm.

Në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Citadelën, teksa ishte si huazim nga Sampdoria. Pra janë 4 takime të zhvilluara në Serinë B dhe më vonë do të vinte transferimi te Juventus U-23.

Dy ndeshje të zhvilluara me bardhezinjtë e vegjël, të cilët luajnë në Serinë C në Itali. Atje ku do të gjente edhe perlën autentike nga distanca, teksa do t’i shënonte Carrerese. Për të mbërritur te mbrëmja magjike ku Vrioni është futur në minutën e 79 me Juventusin A ndaj Romës.

Në mbrëmjen ku do të festohej zyrtarisht edhe titulli kampion, një kënaqësi që nuk fitohet çdo ditë, ndërsa lojtari kuqezi i kaloi të gjitha fazat për të mbërritur deri te ky moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat