Arsenal ka tre objektiva për merkaton e verës

Futboll

Arsenal ka tre objektiva për merkaton e verës

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:52
Arsenal ka tre objektiva për merkaton e verës

Arsenal pritet të jetë në mesin e skuadrave më aktive në merkaton e verës.

‘Gunners’ kanë shënjuar tre lojtarë si objektivat kryesor për merkaton e verës, dhe të tre luajnë në repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve nga ‘Times’, Aresnal janë pas Willian, Philippe Coutinho dhe Thomas Partey.

Willian do të jetë në dispozicion si transferim i lirë në fund të sezonit, nëse Chelsea nuk arrin të rinovojë, dhe pas raportimeve të fundit thuhet se braziliani ka refuzuar ofertën.

Në anën tjetër, Coutinho pritet të largohet nga Barcelona pas huazimit të dështuar te Bayern Munich. Thuhet se katalanët do të pranonin 9 milionë funte plus Guendouzi për brazilianin.

Thomas Partey do të jetë pjesa më e vështirë për Arsenal, pasi për të ata do duhej të paguanin 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat