Gasperini: Vetëm Interi i Conte mund ta rrëzojë Juventusin nga froni

Futboll

Gasperini: Vetëm Interi i Conte mund ta rrëzojë Juventusin nga froni

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:55
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, beson se vetëm Inter mund ta rrëzojë Juventusin.

Ditëve të fundit raportohet për acarim raportesh mes Antonio Conte dhe krerëve të Inter, duke shtyrë të mendohet se trajneri italian mund të largohet pas vetëm një sezoni.

Mirëpo, me këto zëra nuk merret Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta i cili beson se vetëm Antonio Conte me Interin e tij mund ta thyejnë dominimin e Juves në Serie A.

“Nuk e di çfarë ndodhi, e përcolla historinë por është e vështirë të kuptohet nga jashtë”, ka thënë Gasperini.

“Takimi mbrëmjen e kaluar me Antonio ishte miqësor, pranova nga ai komplimente që rrallë herë i pranoj nga kolegët e tjerë”, ka shtuar trajneri i Atalanta.

“Mendoj se ai ka bërë punë të mrekullueshme edhe në fund të sezonit kur të gjithë kishim pak energji të mbetura. Shpresoj që raporti i tij mund të përmirësohet, pasi mendoj se Inter janë e vetmja skuadër që mund ta heqin Juven nga froni. Dhe, raporti Conte-Inter është ai që duhet”, ishin fjalët e trajnerit më të mirë në Serie A.

Mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve nëse raportet e Conte me skuadrën e Inter do të përmirësohen.

Kujtojmë se Inter kanë shpenzuar shumë në dëshirat e Conte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat