Vendimi i UEFA: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Futboll

Vendimi i UEFA: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

UEFA ka marrë një vendim interesant.

Pas luftës së gjatë me pandeminë Covid-19, garat evropiane në futboll do të kthehen këtë javë.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të jenë gati për spektakël. Por, skuadrat do të kenë fanella të veçanta.

UEFA ka marrë vendim që të gjitha skuadrat duhet të kenë në fanellat e tyre fjalën “Faleminderit/ Thank You”.

Ky mesazh do të jetë për të gjithë punëtorët e linjës së parë gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë simbol, futbolli evropian do të shfqa mirënjohjen për të gjithë ata që u sakrifikuan gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat