E pabesueshme: Inter arrin marrëveshje me Man Utd, transferon falas Alexis Sanchez

Futboll

E pabesueshme: Inter arrin marrëveshje me Man Utd, transferon falas Alexis Sanchez

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:33
Alexis Sanchez

Inter dhe Man Utd kanë arritur marrëveshje për Alexis Sanchez.

Eksperti italian i merkatos, Fabrizio Romano ka lëshuar një lajm ‘bombë’.

Sipas Fabrizio Romano, Inter dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin permanent të Alexis Sanchez.

Bëhet e ditur se Inter nuk do të paguajnë asnjë cent për kartonin e tij, por vetëm do të marrin përsipër shpenzimet e pagës.

Alexis këtë edicion luajti si i huazuar tek Inter, ku në shumë raste kur nuk ishte i lënduar ishte zgjedhja e Conte për formacionin startues.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të zyrtarizohen më vonë nga njëra skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat