Publikohet kalendari i Serie A për sezonin 2020/21

Futboll

Publikohet kalendari i Serie A për sezonin 2020/21

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 23:43
Sezoni i ri në Serie A do të fillojë më 19 shtator dhe do të luhet deri më 23 maj.

Serie A ka publikuar kalendarin për sezonin 2020/21.

Gjatë kësaj jave ka marrë fund sezoni 2019/20 në Serie A, ku skuadra e Juventus ishte ajo që u shpall kampione.

Meqë nuk ka shumë kohë për fillimin e sezonit të ri, pas situatës së tollovitur nga pandemia Covid-19, Serie A ka publikuar menjëherë datat për 2020/21.

Sezoni i ri në Serie A do të fillojë më 19 shtator dhe do të luhet deri më 23 maj.

Skuadrat do të zbresin në fushën e blertë edhe më 3 janar, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’.

Mbetet të shihet se çfarë detaje do të publikohen në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat