Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovicit

Futboll

Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovicit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 10:25
Zlatan Ibrahimovici

Skuadra e Milanit dëshiron ta ketë në ekip edhe për një sezon sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovicit.

Sipas asaj që raporton Calcio Mercato, rosonerët i kanë ofruar suedezit një marrëveshje të re, ku sulmuesi do të përfitonte 7 milionë euro në vit.

Milan e përfundoi stinorin në pozitën e gjashtë, duke siguruar kështu kualifikimet për në Europa League.

Ibra ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje që nga ardhja e tij në Milano gjatë muajit janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat