Shkupi po përgatitet

Futboll

Shkupi po përgatitet

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:15
Shkupi po përgatitet

Skuadra e FC Shkupit pas ndeshjes së fundit kontrolluese, të zhvilluar me 30 korrik, kanë shfrytëzuar dy ditë pushim me rastin e festës së Bajramit, dhe tani janë kthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë sezonale.

Trajneri Muharrem Bajrami në përgjithësi në këtë fazë të përgatitjeve ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët, të cilët kanë treguar një disiplinë dhe angazhim të madh që kampionatin ta fillojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me ekipin është njoftuar edhe futbollisti nga Kosta Rika, Freddy Alvarez i cili është përforcimi i radhës. Gjithashtu gëzon fakti që deri më sot ekipi nuk ka pasur asnjë futbollist të lënduar.

Skuadra e Shkupit tani më çdo ditë do të kryejë nga një seancë stërvitore, kur të dielën do të fillojë kampionati i ri i Ligës së Parë, ndërsa për kundërshtarë kemi ekipin e Shkëndijës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat