Napoli vijon të jetë agresiv

Futboll

Napoli vijon të jetë agresiv

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:54
Napoli vijon të jetë agresiv

Napoli vijon të jetë agresiv në merkato dhe pas blerjes rekord të Osimhen nga Lille tashmë synon një mbrojtës krahu.

Drejtuesit pëlqejnë Santiago Arias i cili nuk luan rregullisht dhe ka një kontraë deri në vitin 2023 me Atletico Madrid.

Edhe pse së fundmi mbrojtësi kolumbian deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Los Colchoneros te Napoli nuk i kanë humbur shpresat dhe vijojnë të bisedojnë me agjentin e 28-vjeçarit.

Fakti që Simeone shikon vetëm Trippier si titullar në krahun e djathtë mund ta shtyjë Arias të zgjedhë këtë verë transferimin për 10-12 milionë euro te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat