Paviç: Kam dëgjuar për Shkëndijën

Futboll

Paviç: Kam dëgjuar për Shkëndijën

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:27
Paviç

Mbrojtësi i majtë Antonio Paviç është futbollist i ri i Shkëndijës. 25 vjeçari firmos kontratë 1+1 vjeçare me kuqezinjtë dhe nga e hëna bashkohet me ekipin.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Antonio Paviç. Kroati 25 vjeçar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelin të kënaqura.

Në Tetovë vjen nga Zheljezniçari i Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa duke parë statisikat pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive në fazën sulmuese.
“Kam ardhur këtu sepse e di se ambiciet e klubit gjithmonë janë vetë kreu dhe titulli kampion. Kam ardhur sepse është klub i madh dhe lufton për Europë dhe kjo më ka tërhequr. Vlerësoj se është klub i mirë për secilin lojtar edhe si urrë lidhëse për të bërë ndonjë shkallë më shumë në karrierë”, ishin fjalët e para të Antonio Paviç, i cili shton se përveç se ka dëgjuar fjalë më të mira për Shkëndijën, ai ka luajtur një herë kundër kuqezinjëve në barazimin 2:2 në fazën përgatitore në Turqi.

“Kam dëgjuar për Shkëndijën, madje edhe me ish-klubin tim Zheljezniçarin kemi luajtur në përgatitjet në Antalia. Unë di shumë gjëra për klubin, kam pyetur pak dhe prandaj jam këtu, dmth kam dëgjuar vetëm fjalë të mira”, përfundoi Paviç.

Mbrojtësi i majtë dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zheljezniçarit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka luajtur edhe me Koper-in në Slloveni, si dhe Istra 1961 dhe Osijek në Kroaci. Paviç bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë mekrato, pasi paraprakisht me kuqezinjtë firmosën me Egzon Bejtullain, Ljupço Doriev dhe Bruno Dita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat