Përballja Juve-Lyon, Depay ndez gjakrat - Bota Sot
Përballja Juve-Lyon, Depay ndez gjakrat

Futboll

Përballja Juve-Lyon, Depay ndez gjakrat

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:36
Përballja Juve-Lyon, Depay ndez gjakrat

Memphis Depay paralajmëron skuadrën e Juventusit.

Ylli holandez i Olympique Lyon, ka bërë të ditur se është absolutisht gati për kampionët e Italisë.

Depay beson se me rregullat e reja nga UEFA të gjithë janë favoritë në Ligën e Kampionëve.

“Ishte ndeshja e parë që kam parë pas dëmtimit (fitorja 1:0 e Lyon kundër Juves). Shihja shpirtin e skuadrës dhe më bëri të lumtur. Juve nuk luante mirë, por tani, muaj më vonë, situata është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Depay.

“Por, kjo kohë më ka mundësuar edhe mua që të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam gati," ka shtuar holandezi.

"Me e rregullat e reja, kushdo mund të favorizohet sepse luhet me një ndeshje të vetme. Juventus ka lojtarë shumë me përvojë. Por ne në të kundërtën, kemi shumë të rinj që nuk kanë shumë përvojë me presionin e fazave finale dhe Champions League. Ne do ta shohim. Por unë e di që skuadra jonë është e uritur dhe nuk ka frikë nga asgjë," përfundoi holandezi.

Memphis Depay është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Lyon, dhe lojtari për t’u markuar nga Juventus.

Lyon gëzon epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë dhe këtë synojnë ta ruajnë edhe në ndeshjen e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat