Disa klube pas japonezit

Futboll

Disa klube pas japonezit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:09
Disa klube pas japonezit

Drejtuesit e Real Madrid besojnë shumë te talenti Kubo i cili në vitin e parë të huazimit te Mallorca bëri paraqitje shumë të mira.

Duke qenë se numri i lojtarëve ekstrakomunitarë është ezauruar 19-vjeçari do të huazohet sërish dhe lista për të është e gjatë.

Villarreali duket se është në avantazh nga ekipet spanjolle dhe është pista më konkrete pasi do të jetë edhe në Europë teksa ofertat e tjera janë nga Celta Vigo, Granada dhe Osasuna.

Ndërkohë edhe Bayern Munchen ëshë interesuar për Takefusa Kubo por për Real Madrid është më mire që fantazisti të qëndrojë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat