Kukësi prezanton afrimin nga Austria

Futboll

Kukësi prezanton afrimin nga Austria

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:12
Kukësi prezanton afrimin nga Austria

Një tjetër ikën, një tjetër vjen. Kukësi ka prezantuar blerjen e dytë të këtij sezoni. Verilindorët komunikuan në faqjen zyrtare ardhjen e sulmuesit Albin Gashi, i cili do të zërë vendin e lënë bosh nga Kristal Abazaj.

23-vjeçari ka firmosur për dy vite me verilindorët. Lajmi i transferimit të tij te Kukësi u paralajmërua ditë më parë nga “Panorama Sport”.

Ndërkohë, përpara se të konfirmonte blerjen e Albin Gashit, Kukësi zyrtarizoi largimin e radhës. Portieri Ilir Avdyli ka mbyllur bashkëpunimin me nënkampionët e Shqipërisë. Largimi i 30-vjeçarit nga verilindorët ishte bërë me dije prej disa ditësh dhe në Kosovë raportohet se ai do të luajë për Feronikelin.

Vendin e tij e merr Angelos Tafa, i cili u prezantua dje si lojtar i Kukësit.

Avdyli bëhet largim i pestë nga Kukësi. Më parë janë larguar Olsi Teqja, Vasil Shkurtaj, Gëzim Krasniqi dhe Kristal Abazaj.

Njoftimi i Kukësit

 Albin Gashi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Gashi e ka nisur karrierën e tij në kampionatin austriak, ku edhe ka lindur. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës duke qenë edhe prodhim i akademisë austriake dhe së fundmi ishte pjesë e Floridsdorferit po në Austri.

 Gashi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në të kaluarën, Gashi ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Austrisë për mosha, duke u paraqitur me Austrinë U16 (12 ndeshje, 4 gola), Austrinë U17 (10 ndeshje), Austrinë U18 (4 ndeshje, 3 gola) dhe Austrinë U19 (6 ndeshje, 1 gol).

 Gashi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Gashi! Mirësevjen Albin 

Skeda e Lojtarit:
Emri: Albin Gashi
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.83 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Rapid Viena, Den Bosch, Horn, Floridsdorfer
Austria U16, U17, U18, U19

Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e skuadrës sonë! 30-vjeçarit nga Kosova i ka përfunduar kontrata me përfundimin e sezonit dhe palët kanë shtrënguar duart, teksa klubi i uron Avdylit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Ilir!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat