Beckham raportohet se është në bisedime me Netflix dhe Amazon

Futboll

Beckham raportohet se është në bisedime me Netflix dhe Amazon

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:35
Beckham raportohet se është në bisedime me Netflix dhe Amazon

David Beckham raportohet se është në bisedime me Netflix dhe Amazon për të prodhuar një film për jetën e tij. 

Filmi, i frymëzuar nga “The Last Dance” i basketbollistit Michael Jordan do të prodhohet nga kompania e ish-futbollistit anglez “Studio 99”, e cila u krijua vitin e kaluar.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, filmi do të përqendrohet kryesisht në jetën e yllit 45-vjeçar pas karrierës në futboll, si dhe do të përfshijë gjithashtu dhe momente personale nga martesa e tij me Victoria Beckham, me të cilën ka katër fëmijë, shkruan abcnews.

“Filmi do të paraqesë përmbajtje të reja dhe pamjet arkivore. Do të bëhet fjalë për jetën e Davidit pas futbollit, veçanërisht krijimin e ekipit të tij të ri në Miami, por gjithashtu do të ketë përmbajtje personale. “, tha burimi për The Sun.

Pak muaj më parë, mediat e huaja raportuan se David ishte gjithashtu në bisedime me Netflix dhe BBC për të nisur një emision dedikuar gatimit. Një mik i tij tha se David është i apasionuar pas pjekjes dhe gjatë ditëve të izolimit në shtëpi, ka perfeksionuar recetat e nënës së tij.

Mesa duket 45-vjeçari ka zgjedhur të ndajë me të tjerët pasionin për gatimin përmes një shfaqjeje, frymëzuar nga miku i tij Gordon Ramsey, megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar nga Beckham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat