I trefishohet paga

Futboll

I trefishohet paga

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:51
I trefishohet paga

Gazeta britanike ka zbuluar detaje të reja nga kontrata që Manchester Unitedi raportohet se ia ka ofruar talentit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sanchos – të cilit do t’i trefishohej paga nëse e nënshkruan këtë kontratë.

Jadon Sancho ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të Premierligës, mirëpo Manchester Unitedi raportohet se është tani shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e Sanchos, i cili i ka regjistruar 17 gola dhe 17 asiste në 32 ndeshje të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Përderisa negociatat me Dortmundin po vazhdojnë ende, Manchester Unitedi thuhet se nuk do ta ketë pengesë arritjen e një marrëveshjeje për kontratë me Sanchos, pasi dy palët kanë arritur marrëveshje në parim për kontratë katërvjeçare.

 Gazeta britanike The Mirror raporton se Sancho do ta veshë fanellën me numër shtatë, pasi Alexis Sanchez pritet të largohet këtë verë në formë permanente, që do t’ia ulte shpenzimet për paga Manchester Unitedit për 58 milionë funte.

Sancho raportohet se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në Old Trafford, me pagë prej 200 mijë deri në 250 mijë funte në javë, trefish më shumë sesa paga e tij aktuale. Ndërsa klubi do ta ketë opsionin t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat