Greca nënshkruan me FC Feronikelin

Futboll

Greca nënshkruan me FC Feronikelin

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:57
Greca nënshkruan me FC Feronikelin

Bedri Greca rikthehet në Superligën e Kosovës.

Pas një periudhe të kaluar te SC Gjilani, Bedri Greca është rikthyer përsëri në Superligën e Kosovës.

Greca i është bashkuar FC Feronikelit  nga Drenasi nga Klubi i Futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhenë shtytje sulmit të skuadrës tanë.

Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatëshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit.

Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1,93 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta.

I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofanziv.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një avanturë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 ju bashkua SC Gjilanit.

Greca është prezantuar sot në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendës Presidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Berisha.

FC Feronikeli do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat