Rezulton pozitiv

Futboll

Rezulton pozitiv

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:01
Gotze

Augsburg është rikthyer në fushë për tu përgatirur për sezonin e ri, dhe lojtarët i janë nënshtruar testeve për Covid-19. Pozitiv ka dalë mbrojtësi Feliks Gëtze që është edhe vëllai i Mario Gëtzes.

Lojtari është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij.

Gëtze besohet se është infektuar gjatë pushimeve dhe për momentin nuk ka shfaqur simptoma.

Mbrojtësi do rikthehet në skuadër pasi të testohet edhe dy herë të tjera dhe përgjigjet të dalin negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat