Futbollisti i Teutës: Kam oferta nga Kosova

Futboll

Futbollisti i Teutës: Kam oferta nga Kosova

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:07
Futbollisti i Teutës: Kam oferta nga Kosova

Teutës mund t’i largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm. Pasi Sherif Kallaku do të kalojë në Kroaci te nënkampionët e Lokomotivës së Zagrebit dhe Lorenco Vilës që mund të firmosë në Turqi, Florent Avdyli mund të bëhet largimi i radhës te fituesit e Kupës së Shqipërisë.

27-vjeçari u shpreh për "Olle” se ka marrë disa oferta nga klube në Kosovë, por nuk zbulo emra konkretë. Ai shton se do të vendosë për të ardhmen pas të shijojë pushimet.

“Kontrata me Teutën më ka skaduar dhe ende nuk kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, pasi që festuam triumfin në Kupë. Kam pranuar oferta nga disa klube nga Kosova. Megjithatë, aktualisht jam në pritje dhe nuk kam vendosur ende. Për të ardhmen time do të vendosi pas pushimeve”, bëri me dije Avdyli.

Avdyli është pjesë e Teutës për dy sezone. Përveç pjesëmarrjes në Ligën e Europës, ai arriti me ekipin durrsak të fitonte dhe Kupën e Shqipërisë, një trofe që mungonte prej 15 vitesh në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat