Pllana po shkëlqen në kampionatin suedez – asistues, golashënues edhe titullar i pakontestuar te IK Brage

Futboll

Pllana po shkëlqen në kampionatin suedez – asistues, golashënues edhe titullar i pakontestuar te IK Brage

Nga: Fatmir Beka Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:18

 Futbollisti mitrovicas Leonard Pllana dikur “bombarderi” i skuadrës Trepça, që tash e disa vite është pjesë e kampionatit suedez, në këtë edicion të garave ka arrit formë të lartë dhe po drejton skuadrën drejt sukseseve duke u bëtë futbollisti kyç në ekipin IK Brage.

“Leo” siç e thërrasin në klub, në dhjetë javët e para të këtij edicioni ka vendosur në statistikat e tij 3 asistime dhe 5 gola, të cilët ishin kyç për arkëtimin e 17 pikëve sa aktualisht ka IK Braga dhe që ndodhet vetëm 3 pikë larg pozitës së shpie në Superligën suedeze.

“Kemi nisur mirë kampionatin dhe aktualisht jemi në pozitën 4 dhe po mbajmë hapin me skuadrat tjera, me synimin që klubin Ik Braga ta shpijmë në elitën e futbollit suedez” shprehet “Leo” shumë modest, ndonëse vlerësohet futbollisti prej të cilit pritet shumë në skuadër.

Image

Aktualisht klubi IK Braga bënë gara në Ligen e Parë suedeze me synime parësore inkuadrimin në elitë, ndërsa pikërisht synimet e qarta dhe planet ambicioze ishin faktor që Pllana të pranojë të luaj në këtë rang t garave ndonëse kishte oferta edhe nga ekipet elitare suedeze.

Leonard Pllana është futbollist majtak , me goditje shumë të fuqishme edhe precize, më herët ka luajtur sipas nevojë së skuadrës që nga mbrojtja, mesfusha deri tash në pozitën sulmuese dhe vazhdimisht është dëshmuar si fortë edhe kontribuues në ekipe ku është paraqitur.

Djaloshi korpulent me përmasa të larta fizike, me 184 cm gjatësi dhe 80 kg, me lojën me të dy këmbët por që specialitet e ka të majtën, shpesh ka luajtu edhe alo –krah ndërkohë që mjaftë mirë po gjen vetën edhe si qendër-sulmues.
Ai ka qenë pjesë aktive e grupmoshave të përfaqësueses duke nisur nga U-19 ku ka zhvilluar shumë ndeshje po ashtu ishte edhe pjesë e U-21 te trajnerit mitrovicas Rafet Prekazi, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.

Aktualisht ka kaluar moshën që mund të jetë pjesë e këtyre përbërjeve ndërkohë që po punon shumë për të bindur drejtuesit e skuadrës se me moshën 23 vjeçare dhe përvojën mund të jetë kontribuues edhe në përfaqësuesen A të Kosovës.

“Synimet e mia janë që të ndihmoj me lojën dhe paraqitjet klubin tim Ik Braga për të arritur synimin për Supeligë, të kalimet edhe forcohem që të jem gati edhe për kampionate edhe klube edhe më të forta, ku nuk kanë munguar ofertat, të shënoj s amë shumë gola dhe të bindi shtabin teknik për cilësitë e mia “ thotë Leonard Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat