Futbollisti malazez i Buduçnostit nga Podgorica, Drashko Bozhoviç, u zgjodh lojtari më i mirë i Ligës së Parë të Malit të Zi për sezonin 2019/20, në zgjedhjen tradicionale nga Unioni i Lojtarëve Profesionistë të Futbollit të Malit të Zi.
Ai ka luajtur për Prishtinën në periudhën 2017-2018.
Lojtarët më të mirë u zgjodhën nga futbollistët që luajnë në klubet malazeze. Skuadra ideale mbizotërohet nga lojtarët e Buduçnostit - në mesin e 11 më të mirëve janë gjashtë lojtarë dhe nga një janë nga Sutjeska, Podgorica, Rudari, Zeta dhe Iskra.
169 futbollistë morën pjesë në votim, e cila u bë në mënyrë elektronike dhe 151 vota janë të vlefshme.
Skuadra ideale 2019/20
Portier
Millosh Dragojeviç (Buduçnosti) 49 vota
Mbrojtja
Stefan Miliç - Buduçnost (81)
Igor Çukoviç - Rudar (52)
Nemanja Sekuliç - Zeta (49)
Luka Malesheviç - Iskra (45)
Mesfusha
Drashko Bozhoviç - Buduçnost (78)
Marko Çetkoviç - Sutjeska (52)
Milosh Raiçkovip - Buduçnost (39)
Sulmues
Igor Ivanoviq - Buduçnost (47)
Nikola Vujnoviç - Podgorica (39)
Petar Grbiç - Buduçnost (36)