Mourinho është trajneri më i mirë

Futboll

Mourinho është trajneri më i mirë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:15
Mourinho është trajneri më i mirë

Emmanuel Adebayor ka thënë se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në histori të futbollit.

Strategu portugez u bë i njohur pas triumfit me Porton në Ligën e Kampionëve në vitin 2004.

Pastaj ai triumfoi në Premierligë me Chelsean, para se të fitojë Serinë A dhe Ligën e Kampionëve me Interin.

Më pas triumfoi edhe në La Liga me Real Madridin.

U rikthye sërish te Chelsea, ku fitoi Premierligën dhe pastaj fitoi Ligën e Evropës me Manchester Unitedin.

Momentalisht Mourinho është në krye të Tottenhamit.

“E dua Mourinhon, ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ai ishte njeriu që më solli mua në Madrid, edhe pse nuk ishte e lehtë për të që të më gjente një vend në ekipin e tij. Trofeu i vetëm që kam fituar ishte në Madrid me të. Tash ai është te Tottenhami dhe i uroj atij fatin më të mirë”, tha Adebayor.

“Ai është trajneri më i mirë në historinë e futbollit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat