Avdyli i bashkohet FC Feronikelit

Futboll

Avdyli i bashkohet FC Feronikelit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:43
Avdyli i bashkohet FC Feronikelit

Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21.

Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës.

Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89 cm.

Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat