Ikën edhe Junior

Futboll

Ikën edhe Junior

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:47
Ikën edhe Junior

Pas Hygor, edhe brazialini tjetër i Vllaznisë, Silvio Junior, largohet zyrtarisht nga Vllaznia.

Klubi kuqeblu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën të ditur se është arritur marrëveshja për ndërprerjen kontraktuale. Kujtojmë që Junior u bashkua me kuqeblutë gjatë merkatos së janarit dhe është aktivizuar rregullisht si nga Mirsad Jonuz ashtu dhe nga Hyden Dedja. Në 17 ndeshje sulmuesi brazilian ka mundur të shënojë 4 gola në Superiore.

Postimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se me futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së punës dhe të bashkëpunimit mes tyre.

Vetë lojtari ka falënderuar klubin për mundësinë që i dha për të qenë për një vit e gjysmë pjesë e skuadrës kuqeblu dhe këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tij teksa është shprehur se ngjyrat KUQ E BLU do të mbesin gjatë në kujtesën e tij. KF Vllaznia e falënderon futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat