Arsenali është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Lilles, Gabriel.
Mediet franceze shkruajnë se Arsenali ka gati 32 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit brazilian.
Ai ka zhvilluar 34 paraqitje në edicionin 2019/2020 me klubin francez.
Së fundmi ishte raportuar se edhe Manchester Unitedi dhe Evertoni janë duke shprehur interesim për lojtarin.