Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka paguar një shumë marramendëse për të blerë një qen roje që do t’i ruajë shtëpinë nga hajdutët.
Ai e bëri këtë pak përpara ndeshjes përballë Chelsea-t të vlefshme për FA Cup, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1.
Por Arteta nuk është i vetmi nga Premier League që ka blerë një qen për të siguruar shtëpinë.
Ish-lojtari i Arsenalit, Jack Ëilshere, po ashtu përdor një qen nga grupi “Elite Protection Dogs” të cilin e mori dy javë më parë.
Portieri i Tottenham Hugo Lloris, shpenzoi 15 mijë dollar për një shepherd belg vetëm pak kohë pasi bashkë lojtari i tij Dele Alli u kërcënua me thikë nga hajdutët në pragun e shtëpisë.
Të njëjtën shumë ka shpenzuar dhe ylli i Paul Pogba, dhe lojtarët e tjerë Marcus Rashford, Phil Jones dhe Jack Grealish.