Cavani gati për aventurën e re, kërkohet nga kjo skuadër

Futboll

Cavani gati për aventurën e re, kërkohet nga kjo skuadër

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 22:58
Edinson Cavani

Edinson Cavani po bëhet gati për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares së Uruguait tashmë është larguar nga PSG, duke mos qëndruar për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Cavani ka qenë i lidhur me Interin dhe Atletico Madridin.

Por, tani mediet në Portugali bëjnë të ditur se Benfica i ka ofruar lojtarit një kontratë një vjeçare, me pagë prej 2.5 milionë euro.

Edinson Cavani gjatë karrierës së tij ka edhe fanellën e Palermos dhe Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat