Man Utd ofron 55 mln euro për Chiesan

Futboll

Man Utd ofron 55 mln euro për Chiesan

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:14
Federico Chiesa

Manchester United kanë bërë një ofertë prej 55 milionë euro për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa, raporton La Nazione.

Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur me shumë skuadra nga Serie A muajt e fundit, përfshirë Interin dhe Juventusin.

Por, gjigantët e Premierligës thuhet se kanë bërë lëvizjen e parë, me presidentin e Fiorentonës, Rocco Commiso që ka deklaruar se është i gatshëm të lejojë largimin e Chiesas për një çmim të mirë.

La Nazione shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një ofertë në vlerë prej 55 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili ka kontribuar më 10 gola në Serie A këtë sezon.

Chiesa është pjesë e ekipit të parë të Fiorentinës që nga viti 2016, ndërsa ftesën e parë në Kombëtaren A të Italisë e ka marrë në vitin 2018, dhe në 17 ndeshje ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat