Rrahmani mbret në Serie A

Futboll

Rrahmani mbret në Serie A

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:33
Amir Rrahmani

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani që luan te skuadra italiane Hellas Verona, ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A.

Prishtinasi ka qenë fytyra kryesore e repartit defanziv te Verona.

Këtë e dëshmon edhe një nga statistikat e këtij ediconi në Serie A.

Në 38 ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat, Rrahmani ka rikuperuar 491 topa, dukshëm më shumë se përcjellësi i dytë Omar Colley i Sampdorias.

Në këtë listë të publikuar nga vetë Rrahmani në llogarinë e tij në ‘Instagram’, keq nuk qëndron as Berat Gjimshiti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat