Lokomotiva e Zagrebit e transferon edhe një futbollist shqiptar

Futboll

Lokomotiva e Zagrebit e transferon edhe një futbollist shqiptar

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:14
Lokomotiva e Zagrebit e transferon edhe një futbollist shqiptar

Futbollisti i talentuar shqiptar, Sherif Kallaku tashmë edhe zyrtarisht është larguar nga Teuta e Durrësit për të kaluar te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Kjo është konfirmuar nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Kallaku largohet kështu pas dy viteve të shkëlqyera me Teutën, për të provuar eksperiencën e parë jashtë vendit.

Gjithashtu bëhet me dije, se futbollisti 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me Lokomotivën e Zagrebit, të cilët do mundohet ta përdorë si trampolinë për më lart.

Vlera e transferim është 250 mijë euro.

Te Lokomotiva aktivizohen edhe disa futbollistë shqiptarë si Lirim Kastrati, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj.

Kastrati tashmë është transferuar në Dinamo Zagreb kurse Uzuni në Ferensvaros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat