Mes Azerbajxhanit dhe Turqisë

Futboll

Mes Azerbajxhanit dhe Turqisë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:36
Mes Azerbajxhanit dhe Turqisë

Gentian Selmani është duke kaluar ditët e tij të fundit si portier i Menemenspor.

Për gardianin e kombëtares shqiptare kanë mbrritur shumë oferta dhe me shumë gjasa në javët e ardhshme, ish-portieri i Laçit do të ndërrojë skuadër.

Për momentin në rradhë të parë për të marrë shërbimet e Selmanit qëndron Qarabag që synon të kualifikohet në grupet e Champions, dhe shikon te kuqeziu portierin ideal për t’i vendosur kyçin portës. Por për Selmanin nuk mungojnë as ofertat nga Superliga e Turqisë.

Antalyaspor dhe Kasimpasa interesohen prej kohësh për 22-vjeçarin me skuadrën e Antalyaspor që e ka seriozisht dhe në ditët e ardhshme pritet të paraqitet me një ofertë zyrtare në adresë të Menemenspor. Klubi nga Izmiri me të cilët Selmani shkëlqeu në sezonin e tij debutues në kategorinë e dytë në Turqi, kërkon të përfitojë minimalisht 1 milionë euro nga shitja e gardianit shqiptar, me një pjesë të parave që do të shkonin në favor të Laçit që ka ruajtur një përqindje të vogël të kartonit të Selmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat