Munishi: Ballkani një minierë ari, prej sezonit të ri nuk flas

Futboll

Munishi: Ballkani një minierë ari, prej sezonit të ri nuk flas

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:57
Munishi: Ballkani një minierë ari, prej sezonit të ri nuk flas

Ismet Munishi duket se e ka kuptuar që ofanziva e pakuptueshme me deklarata të përditëshme gjatë pandemisë vetëm sa i bëri dëm Ballkanit, që prej pozitës së parë ra në të katërtën pas rifillimit të kampionatit, për ta mbyllur atë në vendin e tretë.

Trajneri që bëri një punë të jashtëzakonshme gjatë edicionit 2019/20 te Ballkani, skuadër të cilën e bëri ekipin me futbollin më të mirë në vend, ka folur rreth sezonit të ri në një intervistë për Sport Ekspres në Shqipëri..

Munishi ka deklaruar që prej sezonit të ri, nuk do të flas më për gjëra tjera, por vetëm për ekipin.

“Nuk dua të kthehem te kjo pikë. Por tani jemi në pikën e fillimit të sezonit dhe ekipet është më mirë që të investojnë të bëjnë skuadra të mira që të kemi kompeticion të fortë sesa të investojnë në gjëra të tjera. Kjo është ajo që mendoj unë dhe nuk dua që të kthehem prapë për të folur rreth atyre gjërave që jam shprehur përgjatë kampionatit”, deklaroi Ismet Munishi.

“Besoj se kur i them disa gjëra në lidhje me fenomenin, atëherë i parandaloj ato, për këtë arsye edhe flas. Sidomos kur bëhet fjalë për arbitrimin. Por në sezonin tjetër absolutisht që nuk do të merrem prapë me këto gjëra, do të merrem vetëm me ekipin tim, pjesa tjetër nuk më intereson”, shtoi ai.

Tutje, Munishi foli rreth të ardhmes së Blend Baftiut.

“Skuadra e Ballkanit vazhdon të jetë perlë në kampionatin e Kosovës, një minierë ari. Kjo me lojën që ka treguar, por edhe mundësinë që i’u ka dhënë lojtarëve të rinj”, u shpreh Munishi.

“Njëri prej tyre është edhe Baftiu që ka oferta shumë të mira dhe njerëz shumë serioz që punojnë për të”.

“Janë menaxherët Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç që merren me të. Të gjitha ekipet që kërkojnë  Baftiun janë me histori shumë të madhe”, shtoi ai.

Ballkani e ka nisur furishëm afatin kalimtar, duke transferuar Mevlan Zekën nga Feronikeli dhe Kenan Haxhihamzën nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat