Bylbyl Sokoli pranë rikthimit, në bisedime me tri klube të Kosovës

Futboll

Bylbyl Sokoli pranë rikthimit, në bisedime me tri klube të Kosovës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:33
Bylbyl Sokoli pranë rikthimit, në bisedime me tri klube të Kosovës

Që nga fundi i dhjetorit kur u largua nga Flamurtari, trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli nuk drejtoi më asnjë skuadër. Madje, me Flamurtarin kaloi vetëm pak ditë, për t’u larguar më pas.

Kurse, në edicionin e ardhshëm sipas të gjitha gjasave do ta shohim “Profën” sërish në stolin e trajnerit.

I kontaktuar nga Sinjali Sportiv, Bylbyl Sokoli tha se është në bisedime me tri skuadra kosovare.

“Këto ditë kam pasur disa kontakte me disa klube. Konkretisht me tri klube, edhe të Superligës edhe të Ligës së Parë” – u shpreh Sokoli pa treguar se për cilat skuadra bëhet fjalë.

Bylbyl Sokoli pati dy aventura të dështuara te klubet e kryeqytetit sezonin e kaluar, Prishtina dhe Flamurtari, me të cilat kaloi shumë pak kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat