Mësohet transferimi i parë i Liverpoolit

Futboll

Mësohet transferimi i parë i Liverpoolit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:54
Mësohet transferimi i parë i Liverpoolit

Liverpooli është i interesuar të transferojë Jamal Lewis nga Norwich, pasi “Reds” po kërkojnë të sjellin një zëvendësues për Andy Robertson.

Deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë apo qasje zyrtare nga kampionët e Premierligës, por klubi ka gati rreth 10 milionë për këtë transferim.

Norwich kuptohet se është interesuar për mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Yasser Larouci, të cilin Liverpooli tashmë e ka vënë në dispozicion për largim.

Liverpooli është duke shikuar për transferim të një mbrojtësi të majtë dhe largimet e Dejan Lovren dhe Adam Lallana mund të nënkuptojnë që klubi do të bëjë më shumë transferime këtë verë sesa në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat