Troshupa në Poloni

Futboll

Troshupa në Poloni

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:43
Troshupa në Poloni

Deniz Troshupa është larguar nga Feronikeli dhe nga futbolli kosovar pas përfundimit të edicionit që lamë pas.

Troshupa është kthyer në Poloni, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Stomil Olsztyn.

Lajmin e ka bërë të ditur gardiani përmes një postimi në Facebook.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin polak dhe është prezantuar nga zyrtarët e Stomil Olsztyn në ambientet e klubit.

Kjo skuadër aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.

Në edicionin e kaluar, Troshupa bëri vetëm 13 paraqitje në portën e skuadrës nga Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat