Ylli i Manchester Cityt, i vetëdijshëm për rrezikun

Futboll

Ylli i Manchester Cityt, i vetëdijshëm për rrezikun

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:46
Ylli i Manchester Cityt, i vetëdijshëm për rrezikun

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, e ka pranuar se ai është i vetëdijshëm se sa e rrezikshme mund të jetë skuadra e Chelseat sezonin e ardhshëm, duke insistuar se të gjithë në City e njohin Timo Wernerin.

Timo Werner e kompletoi transferimin për 47.5 milionë euro në Chelsea nga RB Leipzigu në qershor, pas një sezoni mbresëlënës në Bundesligë.

24-vjeçari i kishte shënuar 34 gola në 45 paraqitjet e tij për t’i ndihmuar skuadrës së drejtuar nga Julian Nagelsmann ta zërë vendin e tretë në ligën elitare gjermane dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Chelseat do të shpresojnë që ai do të ketë ndikim të ngjashëm në Stamford Bridge gjatë sezonit 2020/21, pasi skuadra e Frank Lampard po tenton t’i afrohet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në garën për titullin e Premierligës.

Gundogan e ka pasur mundësinë të luajë përkrah Wernerit në ekipin kombëtar të Gjermanisë dhe pret nga ai të ketë ndikim të madh në futbollin anglez.

“Më besoni, të gjithë në City e njohin Timo Wernerin. Shumë prej bashkëlojtarëve më kanë pyetur se çfarë lloj lojtari është ai. Ai meriton të respektohet”, ka thënë mesfushori i Cityt.

Më tutje Gundogan e lavdëroi Havertzin duke thënë se ai është lojtar më i mirë se Michael Ballack, në mesin të shumë lajmeve se Chelsea do ta transferojë edhe atë nga Bayer Leverkuseni.

“Sipas mendimit tim, Havertz është më i mirë se Ballack sa u përket aftësive. Ballack ishte agresiv në fushë dhe e kishte një mendësi të fuqishme. Por,  Kai s’është i atillë”, shtoi Gundogan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat