Nga Bylisi te Skënderbeu dhe tani në Bundesligë

Futboll

Nga Bylisi te Skënderbeu dhe tani në Bundesligë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:48
Nga Bylisi te Skënderbeu dhe tani në Bundesligë

Piter Olainka është një nga lojtarë e huaj më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, i cili tregoi paraqitje të shkëlqyera me Skënderbeun, me korçarët që e kishin marrë atë nga Bylisi.

Këtë sezon nigeriani shkëlqeu në Ligën e Kampionëve me Spartën e Pragës, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me golin e shënuar nga Interit në “San Siro”.

Megjithatë tashmë sulmuesi është gati për hapin tjetër të madh dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Bundesligë.

Sipas raportimeve të fundit, në gjurmët e ish-sulmuesit të Skënderbeut është vënë Shtutgarti. Këta të fundit u kthyen këtë sezon në Bundesligë dhe janë në kërkim të një sulmuesi. Olainka është në listën e dëshirave të drejtuesve gjermanë. Për ta lënë të lirë lojtarin Sparta e Pragës kërkon të paktën 4.5 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat