Lamtumirë Milan

Futboll

Lamtumirë Milan

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:51
Lamtumirë Milan

Pavarsisht sugjerimeve që i bëri Zlatan Ibrahimoviç Milanit, për të rinovuar kontratën mesfushorit Giacomo Bonaventura, ky i fundit ka mbyllur përfundimisht aventurën me kuqezinjtë.

Pas 6 sezoneve në të cilët ka shënuar në total edhe 35 gola me kuqezinjtë mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Kupave të Europës, Jack Bonaventura është përshëndetur me Milanin pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi edhe kontrata.

Lamtumirën përfundimtare Milanit, Bonaventura ja ka dhënë me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram: “ Kam jetuar një ëndërr, vitet që kalova te Milani kanë qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Dua të falenderoj të gjithë personat me të cilët kam ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme” shkruan ndër të tjera Bonaventura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat