Bayern i vendosur të shesë Boatengun

Futboll

Bayern i vendosur të shesë Boatengun

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:52
Bayern i vendosur të shesë Boatengun

Bayern Munih dëshiron të shesë Jerome Boatengun në këtë afat kalimtar veror.

Bavarezët nuk llogarisin më në shërbimet e mbrojtësit gjerman, derisa disa skuadra evropiane janë të interesuar për të.

Boateng nuk e përjashton rikthimin në Premier League, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt.

Sipas asaj që raporton Bild, kampioni i Bundesligës është duke pritur ofertë zyrtare për 31-vjeçarin.

Boateng ka edhe një vit kontratë me Bayernin, derisa këta të fundit nuk duan ta humbin atë si lojtar të lirë.

Skuadra gjermane dëshiron të përfitojë dhjetë milionë euro nga shitja e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat