Më shumë tifoza në “Air Albania”!

Futboll

Më shumë tifoza në “Air Albania”!

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:20
Më shumë tifoza në “Air Albania”!

Tirana ka rikthyer entuziazmin tek tifozët me ecurinë fantastike teksa drejtimin do ta merrte Egbo. Bardheblutë kanë grumbulluar më shumë tifozë në stadium, bazuar tek ndeshjet e zhvilluara në “Air Albania” dhe përtej përballjeve derbi.

Tifozët e kërkonin me patjetër titullin kampion dhe për këtë arsye kanë qenë të shumtë në numër, për të qenë lojtari i 12 i bardhebluve. Nga ana tjetër, Tirana ka shitur rreth 1000 fanella zyrtare sa i përket sezonit 2019-2020. Ky është raportimi i nxjerrë nga “T Ch” dhe është një shifër rekord për skuadrën.

Sigurisht që numri duket i vogël, por nuk duhet të harrojmë informalitetin dhe imitimet e shumta të fanellave që gjenden lehtësisht në treg. Fanella më e kërkuar është ajo e kapitenit Muça, që ka pasur 135 shitje dhe menjëherë pas tij vjen Grent Halili me 90 shitje. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat