Esat Mehmeti: Një tinëzar i fuqishëm e ka goditë edhe Kosovën tonë të shtrenjtë 

Futboll

Esat Mehmeti: Një tinëzar i fuqishëm e ka goditë edhe Kosovën tonë të shtrenjtë 

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:26
Esat Mehmeti: Një tinëzar i fuqishëm e ka goditë edhe Kosovën tonë të shtrenjtë 

Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, ka thënë se kaltërsia e Llapit freskon Kosovën.

“Në përvjetorin (05. 08.2020) tradicional të veteranëve të KF Llapi. Sot, kjo ditë, një vit  e mirëpritur për takimin e mërgatës me vendorët një dëshirë e një ëndërr nuk mund të realizohet ...! Faji nuk është jetim, po dihet , po e din e po e ndien e tërë bota...

Armiku i përbashkët  COVID- 19 ... Një tinëzar i fuqishëm e ka goditë edhe Kosovën tonë të shtrenjtë në ç'do sferë...! Shumë sportist na i mori , shumë familjar dita , ditës po na i tretë...! 

Image

Një kohë, pa kohë...! Edhe dje, po, edhe sot ne sportistët ndjejmë, bashkdhembje me familjarët e shumtë të Kosovës... Ngushëllimet tona e lutjet tona deri në Qiell për të sëmurit e për të gjallit që të tejkalohet e të ik ky virus...!

Sot, edhe qielli po qan, mrrolat kudo po shihen...lojës e takimit vjetor të veteranëve të Llapit prapë nuk ka humbur kuptimi... me arsye e me shpresë për takimin e ardhshëm... 

Image

Me të drejtë sot do të vëmë lule e kurora mbi varret e veteranëve të shumtë të Llapit.  Zoti i bekoftë sportistët e Llapit , Zoti e shpëtoftë Kosovën”, shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat