Tare i fiksuar me shqiptarët, do sulmuesin e Kosovës

Futboll

Tare i fiksuar me shqiptarët, do sulmuesin e Kosovës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:02
Tare i fiksuar me shqiptarët, do sulmuesin e Kosovës

Igli Tare vazhdon të tentojë afrimin e lojtarëve shqiptarë te Lacio. Këtë herë drejtori sportiv po përpiqet të afrojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahçe, që ka bërë që në gjurmët e tij të vihen skuadra të mëdha, si Totenhemi dhe së fundmi Lacio.

Muriqi, i cili në të kaluarën ka luajtur për Teutën dhe Besën e Kavajës, sezonin e mund ta shikojmë në Serinë A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare e shikon kosovarin si zëvendësuesin ideal për Kaisedon, i cili pritet të largohet këtë sezon nga Lacio. Gjithashtu një alternativë tjetër është edhe sulmuesi i Realit, Borha Majoral, i cili gjithashtu pëlqehet nga italianët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat